Presidenti Moisiu i bëri homazh Robert Shvarcit

177.5K visualizzazioni

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, i bëri homazh sot paradite Robert Shvarcit, personalitetit të shquar të letrave shqipe, shqipëruesit të pakrahasueshëm të kryeveprave botërore.
Njëkohësisht, Presidenti Moisiu i shprehu ngushëllimet familjes dhe të afërmëve të të ndjerit.

“Shqipëria humbi një njeri të kulturës, një njeri të përkushtuar pas punës, një njeri që ka lënë shumë vlera pas, vlera të cilat ne bashkëmoshatarët e tij i respektojmë shumë e besoj se dhe rinia do t’i respektojë, pasi do të mësojë shumë nga veprat, që Ai ka përkthyer” " u shpreh Presidenti Moisiu, në përgjigje të interesit të gazetarëve për vlerësimin e figurës së të ndjerit pas homazheve në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.